Gjendet pa shenja jete një 52-vjeçar në Prizren NULL NULL 25.08.2025 12:26 25.08.2025 12:26 Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një vilë familjare në Kabash të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas Bytyqit, Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, dhe po vazhdon me procedurat hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave. “Me datën 25.08.2025 rreth orës 00:50, policia ka pranuar informacion nga familjarët se një person (F.R.) mashkull, rreth 52 vjeç, nga fshati Korishë i Prizrenit, është gjetur pa shenja jete në vilën pushimore familjare në fshatin Kabash të Prizrenit. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur me rastin”. “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Bytyqi.