Gjendet pa shenja jete një 45-vjeçar në Shijak NULL NULL 09.07.2024 22:02 09.07.2024 22:02 Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë. Një 45-vjeçar në Shijak është gjetur pa shenja jete, për të cilin policia ka thënë se nuk ka pasur shenja dhune. Tutje, policia ka bërë të ditur se 45-vjeçari është gjetur i vdekur në një ndërtesë të braktisur. “Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi rreth 45 vjeç, banues në Shijak”. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Policia e Shqipërisë.