Gjendet pa shenja jete një 39-vjeçar në banesën e tij në Maliq NULL NULL 25.05.2024 20:21 25.05.2024 20:21 Foto ilustruese Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Rëmbec të Maliqit. Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë gjetur 39-vjeçarin dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se viktima vuante nga disa sëmundje, çka mundi t’i ketë sjellë dhe vdekjen e papritur. Megjithatë trupi do të çohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore për të zbuluar shkaqet e sakta të vdekjes.