Gjendet një predhë në Kaçanik, sigurohet vendi i ngjarjes NULL NULL 25.04.2025 17:51 25.04.2025 17:51 Një predhë është gjetur në një zonë malore në Kaçanik sot nga një qytetar. Lajmin për Klankosova,tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Është bërë e ditur se vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti policor dhe janë njoftuar njësitë përkatëse për tërheqjen dhe neutralizimin e mjetit shpërthyes. “Sot rreth orës 17:30, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informatë se në rrugën “Çlirimtarët” në Kaçanik të Vjetër, në një zonë malore të largët nga vendbanimet, është vërejtur një mjet i pashpërthyer (predhë). Menjëherë pas pranimit të informatës, vendi i ngjarjes është siguruar nga njësitë policore dhe janë njoftuar njësitë përkatëse për tërheqjen dhe neutralizimin e mjetit shpërthyes”, njofton PK.