Gjendet një person i vdekur në Prishtinë NULL NULL 26.02.2021 10:45 26.02.2021 10:45 Një person pa shenja jete është gjetur mëngjesin e sotëm në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Policia e Kosovës thotë se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete, njofton Klan Kosova. Sipas informatave fillestare, policia thotë se viktima është i gjinisë mashkullore dhe i moshës rreth 60 vjeçe. Policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025