Gjendet një person i vdekur në Durrës NULL NULL 03.08.2022 15:18 03.08.2022 15:18 Një person është gjetur i vdekur në Durrës. Mësohet se bëhet fjalë për një 56-vjeçar të identifikuar si F.Ç banues në lagjen nr.14 në Durrës. Ai është gjetur i vdekur para derës së një vend parkimi ku punonte si roje. Njoftimi i policisë: Më datën 02.08.2022, në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë shtetasi F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit). Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit./abcnews.al