Gjendet në shishe një mesazh 108 vjet i vjetër NULL NULL 22.08.2015 09:34 22.08.2015 09:34 Është njëjtë sikurse në librin “Mesazh në shishe” të Nicolas Sparks. Por tash mesazhi është 108 vjet i vjetër, transmeton Klan Kosova. Një mesazh në shishe është gjetur nga një grua në Amrum të Gjermanisë. Shishja bashkë me mesazhin janë dërguar në Shoqatën Detare të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas tyre kjo shishe me mesazh brenda, është më e vjetra e gjetur ndonjëherë. Ata besojë se shishja është hedhur në Detin e Veriut në mes të vitit 1904 dhe 1906. Shoqata e detarëve, shprehen se vetëm në këto dy vjet (1904 – 1906), në det janë hedhur më shumë se 1 mijë shishe me mesazhe.