Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet mikroplastikë në mishin e lopës dhe derrit

NULL NULL
08.07.2022 11:43

Kontaminimi plastik është gjetur në mishin e lopës dhe në mishin e derrit për herë të parë, si dhe në gjakun e lopëve dhe derrave.

Shkencëtarët në Universitetin Vrije të Amsterdamit gjetën grimca në tre çerekë të produkteve të mishit dhe qumështit të ë testuar si dhe në secilën mostër të gjakut.

Plastikë u gjend edhe në  secilën mostër të ushqimit të kafshëve, e që jep indikacione për një rrugë potenciale të kontaminimit. Produktet e ushqimit ishin paketuar në plastikë, e që është një tjetër mundësi.

Hulumtuesit nga ky universitet kishin raportuar për mikroplastikë të gjetur në gjakun e njeriut për herë të parë në mars, duke përdorur metodat e njëjta që i përdorën për t’i testuar produktet e kafshëve.

lajme të ngjashme