Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet i vdekur një person në Zhegër të Gjilanit, cilësohet si vdekje e dyshimtë

NULL NULL
29.11.2021 10:29

Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Zhegër të Gjilanit.

Policia e Kosovës bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, dhe vdekja po dyshohet si e dyshimtë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.