Gjendet i vdekur një person në Pirq të Mitrovicës NULL NULL 03.02.2023 21:16 03.02.2023 21:16 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Në fshatin Pirq të Mitrovicës, sot është gjetur një person pa shenja jete. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari për informim i Policisë, Avni Zahiti. “Sot rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B.B., mashkull i moshës 53-vjeçare. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. klankosova.tv