Gjendet i vdekur një person në lumin e Klinës (FOTO) NULL NULL 21.06.2022 17:55 21.06.2022 17:55 Një person është gjetur i vdekur në lumin e qytetit të Klinës. Klan Kosova raporton nga vendi i ngjarjes se trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi dhe është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Në ndërkohë është në proces identifikimi i trupit, pasi akoma nuk dihet se kush është viktima. Rastin e ka konfirmuar edhe policia. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi, tha për Klankosova.tv se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga një peshkatar i cili ishte duke peshkuar aty në afërsi. “Në orën 15:35 jemi njoftuar përmes telefonit se është gjetur një person. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Trupi i pajetë është gjetur nga një peshkatar i cili ka qenë duke peshkuar në atë zonë dhe e ka parë një person në ujë. Jemi duke u marrë me rast. Këto janë informatat që i kemi deri më tani “- tha Gashi.