Gjendet i vdekur një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan NULL NULL 13.12.2022 16:34 13.12.2022 16:34 Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur se sot rreth orës 12:40, në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E. është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij. Në njoftimin e lëshuar thuhet se me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjencës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim, nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë të ndjerin. “Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa ShKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.