Gjendet i vdekur një burrë në një shtëpi të pabanuar në Lipjan NULL NULL 14.01.2026 08:39 14.01.2026 08:39 Policia e Kosovës është duke e hetuar një vdekje në Lipjan. Bazuar në informacionet e autoriteteve kosovare, një burrë është gjetur pa shenja jete në një shtëpie të pabanuar, afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij, transmeton Klankosova.tv. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.