Gjendet i vdekur një 26-vjeçar, shtetas i huaj në Qendrën e Azilit në Magure NULL NULL 27/11/2021 27/11/2021 Një person – shtetas i huaj është gjendur i vdekur në Qendrën e Azilit në fshatin Magure të Lipjanit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në Qendrën e Azilit në Magurë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 26 vjeç, shtetas i huaj”, ka thënë Borovci, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetim për rastin, si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike, që do të ndihmonin në hetimin e ngjarjes dhe ndriçimin e rrethanave të rastit.
Ekonomi Besnik Tahiri: Po na matet pulsi, nëse durojmë tash 2 orë, durojmë edhe 12 orë pa rrymë dimrit 12 minuta më parë
Lajme Zelanda e Re do të dërgojë 120 ushtarë në Britani për të trajnuar trupat ukrainase 14 minuta më parë
Futboll Makina 'normale' që drejtonte Cristiano Ronaldo kur fitonte 1.8 milionë euro në vit 22 minuta më parë