Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet e mitura që u raportua e zhdukur sot në Lipjan, është në gjendje të mirë shëndetësore

NULL NULL
01.07.2024 19:54
lipjan
Lipjan

Është gjetur e mitura që ishte raportuar e zhdukur sot nga familja e saj në Lipjan.

Familjarë të së miturës kanë bërë të ditur për Klankosova.tv se e kanë gjetur të miturën në gjendje të mirë shëndetësore.

Poashtu, familjarët kanë falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në kërkimin e të miturës.

E mitura u raportua e zhdukur nga prindi i saj edhe në Policinë e Kosovës, duke u thënë se ishte dalë nga shtëpia në orën 21:00 mbrëmë, në rrugën Lipjan-Konjuh dhe më nuk është kthyer në shtëpi.  /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.