Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet çifti gjerman që humbi në Malet e Gjeravicës, gjendja e tyre është e mirë (VIDEO)

NULL NULL
08.06.2023 00:20
Cifti gjerman

Shoqata e Kërkim Shpëtimit të Kosovës ka arritur që të gjejë çiftin gjerman të cilët humbën në Malet e Gjeravicës.

Isuf Krasniqi nga kjo shoqatë ka thënë se një nga anëtarët është nisur i vetëm nga vendi i quajtur Gropa e Erenikut deri në pikën ku i kanë gjetur gjermanët.

“Ishin dy persona, një çift. Në orën 21:40 i kam gjetur tek lokacioni Qafa e Kusarit, menjëherë pas Malet së Gjeravicës”.

“Unë e kam parë llampën e turistëve të cilët kanë bërë me shenj dhe kam shpejtuar për të arritur deri tek ta”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Tutje, anëtari i Shoqatës për Kërkim Shpëtim tha se në momentin që ka arritur tek çifti gjerman, ata janë ndjerë të lumtur, pasi sipas tij, të njëjtit ishin nën panik, por tashmë gjendja e tyre është mirë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.