Gjendet 16-vjeçarja e cila u raportua e zhdukur NULL NULL 27.06.2024 14:33 27.06.2024 14:33 Person i zhdukur, fotoilustrim 16-vjeçarja nga Hani Elezit e cila është raportuar e zhdukur nga nëna e saj që nga e hëna është gjetur sot. Këtë për Klankosova.tv e kanë konfirmuar familjar të saj, të cilët thanë se ajo është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Po ashtu, ata falënderuan të gjithë ata që punuan dhe u munduan në gjetjen e të miturës. Media online, Sinjali kishte raportuar se 16 vjeçarja nuk ishte kthyer në shtëpi nga 25 qershori, ditë kjo kur kishte shkuar për ta kryer testin e arritshmërisë.