Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjendet 13 vjeçarja nga Kosova e cila u shpall e zhdukur në Gjermani

NULL NULL
30.06.2025 13:55

13-vjeçarja nga Istogu, Arta Hajzeraj, e cila ishte raportuar e zhdukur në qytetin Zwickau të Gjermanisë që nga data 27 qershor, është gjetur shëndosh e mirë.

Ajo është kthyer shëndosh e mirë në shtëpi, pranë familjes, transmeton klankosova.tv.

Lajmin e ka konfirmuar babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka reaguar menjëherë pas lajmit të mirë, duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që u solidarizuan, ndanë informacionin dhe treguan gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e vajzës.

“Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

Rreth këtij rasti gjatë ditës së djeshme ka raportuar edhe Klankosova.tv.

Kërkime në Gjermani për 13-vjeçaren nga Kosova, vajza rezulton e zhdukur

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.