Gjenden të vdekur dy vëllezër në Mallakastër NULL NULL 03.02.2025 12:28 03.02.2025 12:28 Foto nga Euronews Albania Dy vëllezër të moshave 90 dhe 85 vjeç janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në Mallakastër. Sipas policisë, nuk dyshohet se vdekja e tyre erdhi si shkak i ndonjë ngjarje kriminale, transmeton Klankosova.tv. “Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit Sabri Velaj, 90 vjeç dhe Novrus Velaj, 85 vjeç (vëllezër), të cilët jetonin të vetëm. Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale”, njofton Policia e Shtetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.