Gjenden mbetje kockore dhe kafka e një njeriu në afërsi të Fushë Kuqes NULL NULL 03.04.2022 16:45 03.04.2022 16:45 Një kafkë dhe eshtrat e një njeriu janë gjetur rreth orës 13: 30, në fshatin Adriatik, në afërsi të Fushë-Kuqes, Kurbin. Mësohet se kafka dhe eshtrat u gjetën nga banorët e zonës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme./TCh