Gjenden dy granata të pashpërthyera pranë urës së Moravës NULL NULL 04.05.2021 10:20 04.05.2021 10:20 Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitet e FSK-së kanë gjetur dhe hequr dy granata dore të pashpërthyera në fshatin Veleknicë të Gjilanit. Kjo pasi që një person ka raportuar te forcat rendit se tek ura e Moravës ka hasur në dy mjete të pashpërthyera. Bëhet e ditur se njësitet policore siguruan vendin e mjeteve eksplozive, kurse ato të FSK-së dhe KFOR-it për deminim kanë tërhequr mjetet e dyshuara F-1 dhe i kanë dërguar në vend të sigurt për asgjësim, transmeton Klan Kosova.