Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjenden 175 vetura të braktisura në një magazinë në Londër

NULL NULL
07.08.2024 16:57

Në një magazinë në Londër janë gjetur plot 175 vetura të braktisura.

Mes tyre janë markat e famshme botërore, Mercedes, BMW dhe Land Rover.

Të gjitha makinat do të riparohen dhe më pas të vihen në shitje si makina të vjetra (oldtajmerë).

Sipas raportimeve, shtresa e pluhurit në to ka qenë aq e madhe sa supozohet që këto makina nuk janë prekur me dekada.

Videoja e këtyre veturave është publikuar nga kanali TFJJ, ku edhe është njoftuar që ato do të shiten nga London Barn Finds sapo të rregullohen.

Mes tyre, ka modele të spikatura, si ai i Porsche 991s dhe Renault Espace që mund të shiten shumë më shtrenjtë se të tjerat.

lajme të ngjashme