Gjendemi në verë por Melbourne zyrtarisht ishte qyteti më i ftohtë i këtij mëngjesi NULL NULL 19.06.2018 21:17 19.06.2018 21:17 Ndonëse gjendemi në pikë vere, ka ende vende në të cilat mbizotëron acari! Melbourne i Australisë ishte zyrtarisht qyteti më i ftohtë në planet për këtë mëngjes, njofton Klan Kosova. Acari i ftohtë goditi vendin gjatë natës derisa temperaturat shënuan – 4 gradë celsius. Mail Online shkruan se për qytetarët nga Melbourne ky ka qenë mëngjesi më i ftohtë i vitit deri më tani dhe dita më e ftohtë e Qershorit në dy vjetët e fundit, ndërkohë që zhiva ka rënë nën 0 gradë në disa pjesë të qytetit. Departamenti i Lartë i Meteorologjisë në Melbourne po ashtu konfirmoi se mëngjesi i sotëm ishte më i ftohti në Melburn që prej 16 Korrikut të vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.