Gjen gati 100 gjarpërinj me zile nën një shtëpi në Kaliforni

Gjen gati 100 gjarpërinj me zile nën një shtëpi në Kaliforni

NULL NULL
2 months më parë

Një shpëtimtar i zvarranikëve ka nxjerrë 92 gjarpërinj me zile nën një shtëpi në Kaliforni.

Al Wolf ka thënë se ai iu përgjigj një thirrjeje ndihme në një shtëpie në North Bay, ku një banor vuri re një gjarpër i cili me shpejtësi u strehua nën shtëpinë e tij aty ku gjendeshin edhe dhjetëra të tjerë.

“U deshën rreth tre orë, por gjeta gjithsej 92 gjarpërinj me zile nën atë shtëpi, uroj që kjo të më ndodhte çdo ditë”, tha Wolf për WABC-TV.

Wolf postoi fotografi të gjarpërinjve që ai hoqi nga shtëpia, transmeton Klankosova.tv

Shpëtimtari i zvarranikëve tha se është e pazakontë të gjesh kaq shumë gjarpërinj në një vend, dhe thatësira e fundit ka të ngjarë të jetë fajtore.

“Thatësira do t’i bëjë ata të shkojnë në zonat ku ka ujë, duke kërkuar hardhuca dhe brejtës”, ka thënë ai.