“Gjelat në Pentagram” projekti për fëmijë që mbahet në 10 lokacione të Kosovës NULL NULL 02.09.2025 10:10 02.09.2025 10:10 Fondacioni Ramë Lahaj sot bën hapjen zyrtare të projektit “Gjelat në Pentagram”, në oborrin e shkollës në Vrellë. Nga sot e deri më 11 shtator, ky projekt mbahet në 10 lokacione të ndryshme të Kosovës, duke filluar nga Vrella, me një program të bukur që përfshin shfaqje muzikore interaktive për fëmijët me muzikantë profesionistë nga Gjermania, këngëtarë të rinj dhe të talentuar vendas, lojëra etj. Ky është një projekt i veçantë kulturor, i dedikuar për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë, që sjell muzikën klasike dhe operistike aty ku ajo mungon më së shumti, në zonat rurale dhe komunitetet që kanë nevojë për më shumë dashuri shpirtërore përmes artit. Nisur nga aktiviteti i “Opera në Rrota” vitin e kaluar, ky mision frymëzohet nga dëshira për t’i përcjellë fëmijëve gëzimin dhe fuqinë e muzikës klasike në një formë të dashur dhe argëtuese për t’u shtuar kureshtjen për artin dhe kulturën. Gjatë këtij udhëtimi muzikor, do të vizitohen 10 lokacione në zona të ndryshme të vendit, kryesisht në komunitete rurale, më pak të privilegjuara dhe në rajone që kanë përjetuar pasojat e luftës. Në çdo ndalesë, fëmijët do të kenë mundësinë të përjetojnë koncerte interaktive me muzikë klasike dhe operistike, të sjella nga tre muzikantë profesionistë nga Gjermania./Klankosova.tv