Gjatë shtatzënisë konsumoni sa më shumë fasule jeshile NULL NULL 10.01.2020 23:32 10.01.2020 23:32 Për gratë që janë shtatzëna, konsumimi i më shumë hekurit nga burimet bimore si spinaqi, fasulet, kungulli dhe fasulet e gjelbra duket se promovojnë pjellorinë, sipas Shkollës Mjekësore të Harvardit. Studime të tjera kanë treguar një lidhje midis nivelit të pjellorisë së një gruaje dhe nivelit të hekurit që ajo konsumon, njofton Klan Kosova. Ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur, me vitaminë C si domatet, specat ose manaferrat mund të përmirësojnë nivelin e hekurit. Marrja e duhur e acidit folik është gjithashtu e nevojshme gjatë shtatzënësisë për të mbrojtur fetusin nga defektet e tubit nervor. Një filxhan fasule jeshile siguron afërsisht 10 për qind të nevojave ditore të acidit folik dhe 6 për qind të hekurit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Suplementet e xhenxhefilit mund të jenë të dobishme në trajtimin e mungesës së imunitetit 3 days