Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjashtë vjet nga tërmeti në Shqipëri

NULL NULL
26.11.2025 08:35

Sot bëhen gjashtë vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë, duke marrë jetën e 51 personave dhe duke lënë qindra e mijëra të tjerë pa banesa.

Në mesin e viktimave ishin edhe tetë fëmijë, transmeton Klankosova.tv.

Dy nga zonat më të goditura ishin Durrësi dhe Thumana, ku u regjistrua edhe numri më i madh i jetëve të humbura.

Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të Durrësit, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës dhe Tiranës.

lajme të ngjashme