Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjashtë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Gjermani

NULL NULL
24.01.2020 15:10

Gjashtë persona dyshohen se kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri në jug-perëndim të Gjermanisë, transmeton Klan Kosova.

Lidhur me rastin deri tani vetëm një i dyshuar është arrestuar.

Incidenti ndodhi në orën 12:45 afër një ndërtese në qytetin Rot am See në shtetin federal të Baden-Wuerttemberg.

Policia në shtetin e Baden-Württemberg tha se sipas hetimeve fillestare dyshohet se kishte një marrëdhënie në mes të dyshuarit për sulmin dhe viktimave.

Ata nuk thanë se kanë ndonjë provë që dikush tjetër ishte përfshirë në këtë sulm.

Media gjermane Bild raportoi se ata që u vranë në sulm ishin familjarë, për ende nuk ka asnjë konfirmim nga policia.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.