Gjashtë të plagosur nga shpërthimi në karburantin pranë kryqëzimit të Shënkollit NULL NULL 24.08.2019 23:51 24.08.2019 23:51 Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në një karburant në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se pesë persona po marrin mjekim në urgjencën e Lezhës, ndërsa një person që ndodhet në gjendje kritike për jetën është nisur drejt Tiranës. Karburanti ‘Eko’ u përfshi mbrëmjen e sotme nga flakët si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Pas disa minutash, zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll zjarrin, duke shmangur rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit. Zjrri është shuar totalisht dhe asnjë rrezik nuk paraqitet në zonë. Nga flakët u dëmtuan edhe disa automjete që ndodheshin aty prane, shkruan Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025