Gjashtë gra shtatzëna me koronavirus në Gjinekologji NULL NULL 20.01.2022 08:07 20.01.2022 08:07 Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, Jakup Ismaili në një prononcim për EO, ka thënë se në këtë Klinikë janë të hospitalizuara 6 paciente me Covid-19. Ismaili tha se për momentin janë 251 paciente shtatzëna, ndërsa pjesa tjetër janë raste gjinekologjike. “Në Klinikë e Gjinekologjisë janë të hospitalizuar 6 paciente të verifikuara covid pozitiv. Gjendja e tyre është stabile. Nuk kemi raste të vdekjeve. Mbetet të verifikohen nëse ka me variantin Omicron. Situata është stabile. Për momentin i kemi 251 paciente të hospitalizuara një pjesë e tyre janë shtatzëna, pjesa tjetër raste gjinekologjike”, ka thënë ai.