Gjarpri i fshehur në dokumente e surprizon pronaren e shtëpisë (VIDEO) NULL NULL 02.07.2021 12:59 02.07.2021 12:59 Një gruaje në Australi i ndodhi diçka e papritur derisa po kërkonte dokumente në dollapin e saj – një gjarpër ishte fshehur në sirtarë. Menjëherë pasi e pa, gruaja e lajmëroi Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve ne Australi të cilët shkuan në shtëpinë e saj në qytetin Ninderry për ta larguar gjarprin. Për fat të mirë, gjarpri doli të ishte një gjarpër i zakonshëm pemësh, të cilët nuk konsiderohen të rrezikshëm për njerëzit, shkruan Fox News, përcjell Klankosova.tv. Sunshine Coast Snake Catchers ngarkoi një video në Facebook ku shihet një nga punëtorët e saj duke e kërkuar gjarprin nëpër sirtarë. Për fat të mirë, pamjet tregojnë se nga ky rast nuk pati ndonjë incident.