Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjarpërinjtë gjithandej vendit, Mavriqi: Klima po i favorizon (VIDEO)

NULL NULL
17.06.2025 08:54

Me ardhjen e ditëve të ngrohta, raportimet për paraqitjen e gjarpërinjve në zona të ndryshme të Kosovës janë shtuar dukshëm.

Por a kemi të bëjmë me një fenomen normal sezonal, apo ky është një sinjal alarmi?

Fotografi i njohur i botës së egër, Arian Mavriqi, i cili ka vite që dokumenton jetën e egër në Kosovë, ka ndarë në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, disa nga shqetësimet dhe vëzhgimet e tij lidhur me këtë çështje.

Sipas tij, rritja e temperaturave për shkak të ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike po krijon kushte gjithnjë e më të favorshme për aktivizimin e gjarpërinjve.

“Stinët janë bërë më të ngrohta dhe më të gjata. Gjarpërinjtë, si zvarranikë me gjak të ftohtë, reagojnë ndaj nxehtësisë, sa më shumë ngrohtësi, aq më aktivë bëhen’,  shpjegon Mavriqi, transmeton Klankosova.tv.

Mavriqi shpreh gjithashtu shqetësimin për mungesën e serumit kundër pickimit të gjarpërinjve helmues.

“Nuk ka ditë që nuk has në lloje të ndryshme të gjarpërinjve. Ajo që më shqetëson më shumë është se kam dëgjuar në lajme  për mungesën e serumit për rastet e pickimit, veçanërisht nga gjarpërinjtë helmues”,  paralajmëroi ai.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.