Gjakova drejt Librit të Genisit NULL NULL 30.05.2015 14:04 30.05.2015 14:04 Një iniciativën e bërë në Gjakovë po pretendon të hyjë në Librin e Genisit. Është fjalë për pemën me fruta më të lartë në botë. Alket Pozhegu morri këtë iniciativë për ta thyer rekordin e Genisit. Ai krijojë pemën të cilën pretendon që është më e gjata e këtij lloji në botë, ku përdori rreth 1300 copë fruta. “Për këtë skulpturë janë përdorur pesë artikuj të frutave dhe rreth 1300 copë fruta janë përdorur. Së pari e kam paraqit idenë time në rekordin e Genisit, kjo është një procedurë që do të jetë me e gjatë se sa tjerat sepse më obligohet t’i plotësoj disa dokumente që ata mi kanë dërguar dhe pasi ‘i plotësojë dhe t’i dërgoj për verifikim më duhet të pres rreth 12 javë nëse nuk gaboj të më kthejnë përgjigje, shpresoj të më kthejnë përgjigje pozitive. Frutat i kam siguruar nga ana ime , një sasi e kam porosit në Itali, sasinë me të madhe që janë disa fruta që këtu nuk gjenden “, ka thënë Pozhegu. Kurse, inxhinieri i Gjeodezisë, Nehru Maloku tha se kjo pemë me fruta ka lartësinë më të madhe që është bërë deri tash. “ Me kërkesën e Alketit të cilën na ka bërë para disa ditëve, kemi bërë disa përgatitje për të caktuar largësinë e kësaj pemë që duhet të regjistrohet në librin e gneisit, d.m.th në përgatitjen tonë dhe me metodat gjeodozike kemi bërë caktimin e kësaj largësie të pemës dhe në bazë të rezultatit largësia e kësaj peme është 3 metra e 413 centimetra dhe është lartësia më e madhe që e ka punuar dikush “, ka thënë Maloku. Pozhegu këta fruta i bleu vet, ndërkohë për ta ndërtuar këtë pemë i ndihmuan edhe të tjerët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024