Girona i ‘tmerron’ madrilenët (VIDEO) NULL NULL 25.04.2023 22:32 25.04.2023 22:32 Girona e ka befasuar sonte Real Madridin, duke e mposhtur me rezultat 4:2. Dhe pikërisht në këtë ndeshje ndodhi diçka e rrallë. “Los Blancos” i inkasuan katër gola nga një futbollist. Ishte Valentin Castellano ai i cili tundi rrjetën e Andriy Lunin. Kështu Castellano u shndërrua në lojtarin e parë i cili arriti që të shënojë katër herë në portën e madrilenëve në La Liga. Skuadra e Carlo Ancelottit, u kundërpërgjigj dy herë me Vinnicius Junior dhe Lucas Vazquez, por pa pasur mundësi të bëjë ndryshime rrënjësore. Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 65 pikë, 11 më pak që është në krye të tabelës së La Ligas. Ndërkaq, Girona renditet e nënta me 41 pikë/ Klankosova.tv Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.