Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Giresse: Jam i shqetësuar për lëndimet e Vojvodës dhe Paqaradës

NULL NULL
20.09.2022 13:48

Trajneri i Kombëtarës Alain Giresse, ka folur për dy ndeshjet që Kosova pritet t’i zhvillojë kundër Irlandës Veriore dhe Qipros më 24 dhe 27 shtator.

Ai në një konferencë për media u shpreh i shqetësuar me mungesën e Mërgim Vojvodës dhe Leart Paqaradës, për shkak të lëndimit.

Giresse tha se pritet të ketë edhe ftesa të tjera për këto dy ndeshje për t’i mbuluar këto dy mungesa të rëndësishme.

“Sjellja e lojtarëve të rinj është strategjia e këtij grumbullimi. Si në muajin qershor, fatkeqësisht po përballemi me mungesa, kryesisht për shkaqe lëndimesh, por edhe për shkaqe të tjera. E vajtojmë faktin se në fundjavën e fundit janë lënduar disa lojtarë. Ne na mbetet t’i zëvendësojmë ata në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi ai.

“Lista fillestare ka mbërri në 27 lojtarë. Pastaj, kjo listë është reduktuar në 23 lojtarë shkaku i lëndimeve që ndodhën së fundmi. Do ta shohim se cila është mënyra më e mirë për t’i zëvendësuar këta lojtarë. Do të shohim se në cilat pozita duhet të ndërhyjmë. Është pak problematik zëvendësimi pasi lojtarëve të tjerë ju mungon përvoja” – tha Giresse.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.