Ginger Zee shtatzënë për herë të dytë! NULL NULL 14.08.2017 22:00 14.08.2017 22:00 Ginger Zee është sërish shtatzënë! 36-vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Ben Aaron, me të cilin u martua në vitin 2014. Ginger e bëri të ditur lajmin sot në “Good Morning America”, duke konfirmuar se është në pritje të një djali i cili vjen në jetë në shkurt të vitit të ardhshëm, transmeton Klan Kosova. Ginger dhe Ben, janë prindër të Adrian Benjamin Colonomos, i cili mbush 2 vjet në dhjetor. “Adrian është shumë i emocionuar që do të bëhet me një vëlla”, tha Ginger. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 22/05/2025