Gigi e lumtur që Zayn i dhuroi lule për ditëlindje (FOTO) NULL NULL 23.04.2021 23:17 23.04.2021 23:17 Sot është ditëlindja e 26 e Gigi Hadid dhe i dashuri i saj, Zayn Malik, i dhuroi diçka speciale për ta shënuar këtë ditë. Modelja e njohur që së fundmi është bërë nënë, postoi në Instastory fotografinë e një buqete jashtëzakonisht të bukur, të luleve që ia dha Zayn. “WOW @Zayn”, shkroi Gigi në fotografi, të shoqëruar me një zemër me shigjetë. Gigi po ashtu i ripostoi urimet e ditëlindjes që i bënë familjarët dhe miqtë.