Giannis çon Greqinë në gjysmëfinalen e Eurobasketit NULL NULL 09.09.2025 22:05 09.09.2025 22:05 Greqia është kualifikuar në gjysmëfinalen e Eurobasketit pas fitores me rezultat 76:87 ndaj Lituanisë. Giannis Antetekounmpo shkëlqeu si zakonisht për grekët. Kësaj radhe ai realizoi më së shumti pikë në ndeshje, 29 sosh. Ndërkaq, te Lituania u shqua Jonas Valanciunas me 25 pikë e 15 kërcime. Ata në rundin tjetër do të kenë punë me njërin prej favoritëve, Turqinë, e cila sot mposhti Poloninë.