Gëzimi i dyfishtë i besimtarëve: Faljen e Bajramit e bënë në xhaminë e re në Torinë (VIDEO) NULL NULL 20.03.2026 20:24 20.03.2026 20:24 Besimtarët që gjithë jetën Bajramët i falën në fshatrat fqinjë, tash e shënuan të parin në Torinë të Lipjanit, ndaj kanë gëzim të dyfishtë që e përjetuan edhe këtë ndjenjë. Në xhaminë e re, faljen e parë në këtë ditë të shënuar, e pati edhe një fëmijë, që përshtypje i la ligjërata, raporton Klan Kosova. I ri në këtë objekt fetar është edhe imami, që udhëheqjen e besimtarëve e sheh si të shenjtë. Kjo ditë bën bashkë në veçanti ata që jetojnë larg atdheut. Xhamia në Torinë u hap disa muaj më parë. Kronikën e plotë ndiqeni në vijim: