Gëzim Kelmendi: Ndryshimi i Ligjit për Specialen do acaronte SHBA-të dhe aleatët tjerë (VIDEO) NULL NULL 14.08.2020 19:02 14.08.2020 19:02 Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala, ka thënë se ndryshimi i Ligjit të Gjykatës Speciale, ku OVL e UÇK-së kërkon të jetë pjesë edhe gjykimi i krimeve ndaj shqiptarëve në Kosovë, është problematike. Kelmendi vlerëson se një vendim i tillë, do të acaronte rëndë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe aleatët strategjikë të vendit të cilët po ashtu qëndrojnë prapa themelimit të Gjykatës Speciale, njofton Klan Kosova. ”E drejta e OVL-së për një Tribunal është legjitime. Por prapa themelimit të Gjykatës Speciale qëndrojnë aleatë të Kosovës, janë SHBA-të”. ”Jam i bindur që SHBA është një ndër aleatët kryesorë që e kanë ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e shtetndërtimit”. ”Prandaj veteranët, duhet çdo veprim ta bëjnë në koordinim, jo vetëm me politikbërësit e vendit tonë por edhe me aleatët që ia duan të mirën vendit tonë”. ”Siç është rasti i SHBA-së, ngase edhe atëherë para pesë vjetëve, edhe ajo në vi para tre vjetëve kur ishte ajo avanturar brenda natës ku tentohej të shfuqizohej ligji i Dhomave të Specializuara, edhe tani mund të acarojë raporte”. ”Kjo mund të acarojë raportet me SHBA-të dhe aleatët tjerë e cila, Kosovës një gjë e tillë nuk i duhet”. Po ashtu në Info Magazine Kelmendi pati doza kritike edhe ndaj Qeverisë Kurti, për të cilën tha se luhati miqësinë mes Kosovës e SHBA-se, njofton Klan Kosova. ”Kosova për këto 20 vjet nuk ka arritur të ndërtojë raporte të fuqishme në në raport me SHBA-të. Këtë e dëshmoi më së miri qeveria e kaluar e cila luhati themelet e kësaj miqësie Kosovë-SHBA”. ”Kosova në raport me Serbinë nuk ka ditur fare të punojë e t’i ruaj aleatët strategjikë”. ”Aleatët e Kosovës janë SHBA-të, Turqia dhe nga aleatët e Bashkimit Europian është Gjermania”. ”Kosova duhet të veprojë në kuadër të këtij trekëndëshi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 51 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë