Gexha: Masat e reja do të merren në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së NULL NULL 07.10.2021 16:23 07.10.2021 16:23 Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballje me pandeminë. Gexha i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit. “Gjithashtu në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, u theksua se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se kërkesë e kryetarëve të komunave të Kosovës në këtë takim ka qenë heqja e orës policore dhe mbajtja e maskës në raste kur një person është duke ecur i vetëm.