Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gërvalla takohet me homologun armen, theksohet bashkëpunimi i ngushtë global mes dy vendeve

NULL NULL
30.06.2024 20:28
Gërvalla takohet me homologun armen, theksohet bashkëpunimi i ngushtë global mes dy vendeve
Gërvalla takohet me homologun armen, theksohet bashkëpunimi i ngushtë global mes dy vendeve

Në margjinat e Forumit të Dubrovnikut ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi homologun e saj të Armenisë, Ararat Samveli Mirzoyan.

Gërvalla dhe Mirzoyan diskutuan rreth sfidave globale të sigurisë dhe theksuan nevojën për një bashkëpunim të ngushtë global në tejkalimin e këtyre sfidave, përcjell Klankosova.tv.

Dy ministrat shprehën besimin se forume të tilla si ky i Dubrovnikut kontribuojnë në zhvillimin e një dialogu të hapur dhe konstruktiv rreth çështjeve gjeopolitike, duke forcuar kështu marrëdhëniet ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe duke avancuar objektivat e përbashkëta për një të ardhme më të sigurt.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.