Gërvalla: Serbia të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur NULL NULL 10.12.2024 19:50 10.12.2024 19:50 Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova respekton të drejtat e njeriut, sipas standardeve që përcaktohen nga mekanizmat ndërkombëtarë. Në një postim në platformën X, në nder të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, ajo ka kërkuar nga Serbia që të respektojë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara. “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut: Kosova garanton standardet më të larta të të drejtave të njeriut, siç është konfirmuar nga BE-ja, OSBE-ja dhe organizata të tjera”. “Kërkojmë nga Serbia të respektojë, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe të ekstradojë kriminelët dhe të dhënat për personat e zhdukur”, ka thënë Gërvalla. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 43 minuta më parë