Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gërvalla: Në themelet e Kuvendit të Junikut qëndron bashkimi

NULL NULL
21.05.2021 13:06

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka marrë pjesë në Akademinë për shënimin e 109 vjetorit të Kuvendit të Junikut.

Gjatë fjalimit të saj, ajo tha se në themelet e Kuvendit të Junikut qëndron bashkimi.

“Në themelet e Kuvendit të Junikut qëndron bashkimi, bashkimi qëndron në Republikën e Kosovës dhe forcimit të saj, bashkimi i të gjithë djemve dhe vajzave që kanë kapur pushkën për të luftuar edhe në segmentin e fundit historik për lirinë e këtij vendi. Bashkimi qëndron tek ata që me dije, art, shkencë e kulturë punojnë çdo ditë për përparimin e vendit. Bashkimi i gjithë atyre që nuk e përjetuan lirinë por sakrifikuan jetën për të dhe për të ardhmen tonë”.

“Prandaj ta kujtojmë Kuvendin e Junikut, t’i kujtojmë të parët tanë, dëshmorët e heronjtë e përditshëm që sot i shohim në të gjitha sferat e jetës dhe të përgatisim të ardhme më të mirë për fëmijët, nipat dhe mbesat tonë”, tha Gërvalla.

lajme të ngjashme