Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gërvalla në takim me homologun kroat: Duhet të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në KiE

NULL NULL
30.06.2024 13:15
Gervalla ne takim me ministrin e Jashtem te Kroacise
Gervalla ne takim me ministrin e Jashtem te Kroacise

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati një takim bilateral me homologun e saj kroat, Gordan Grlic-Radman, në Forumin e Dubrovnikut

Fuqizimi i bashkëpunimit në proceset e integrimit euroatlantik të Kosovës, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri, mbrojtje dhe shkëmbime tregtare, ishin temat në fokus të takimit.

Gërvalla shprehu mirënjohjen ndaj Kroacisë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke deklaruar që ky proces duhet të finalizohet sa më shpejtë me anëtarësimin e plotë në KiE.

Gërvalla me Radman foli edhe rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes shteteve pro perëndimore të Ballkanit Perëndimor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.