Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gërvalla në takim me deputetin rumun, flet për finalizimin e procesit të anëtarësimit në KiE të Kosovës

NULL NULL
26.06.2024 18:30
Ministrja Gërvalla në Strasburg, takon kryesuesin e Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE)
Ministrja Gërvalla në Strasburg, takon kryesuesin e Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot e pati një takim me deputetin e Rumanisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëherit, kryesues  i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Lulian Bulai.

Këtë takim Gërvalla e zhvilloi gjatë vizitës zyrtare në Strasburg të Francës.

“Finalizimi i procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës, ishin temat kryesore të takimit”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu, Gërvalla falënderoi  Bulai dhe grupin ALDE në KiE për mbështetjen e madhe gjatë diskutimit në Asamblenë Parlamentare në ditën e votimit, votën pro anëtarësimit në KiE, si dhe gjatë gjithë këtij procesi.

“Republika e Kosovës është e vendosur në rrugën e saj euroatlantike përmes forcimit të ekonomisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.