Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

GERMIN dhe UNICEF Kosova ofrojnë punë praktike me pagesë në kompanitë e diasporës

NULL NULL
18.01.2022 16:40

Organizata GERMIN, në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë, në kuadër të projektit “Avancimi i partneritetit me diasporën për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë”, po ofrojnë punë praktike me pagesë për të rinjtë kosovarë.

Të gjithë të interesuarit, përmes këtij projekti, mund të kenë punë praktike deri në tre muaj në kompani dhe organizata të ndryshme të diasporës.

Ky projekt bëhet si qëllim për promovimin e platformës online kosovogenu.com, e cila shërben si urë lidhëse midis praktikantëve dhe punëdhënësve nga fusha të ndryshme.

Platforma kosovogenu.com ka për mision të ofrojë mundësi për vetëzhvillim përmes gjetjes së punës praktike në kompanitë e ndryshme në Kosovë, trajnimeve online dhe ligjëratave. Kjo platformë synon të përmirësojë qasjen dhe kualitetin e punëve praktike dhe të ngritë njohuritë për këto punë për të rinjtë. Kosovogenu.com është krijuar në kuadër të iniciativës së lokalizuar Kosovo Generation Unlimited.

Kompani të ndryshme kanë bërë disa shpallje në këtë platformë, ku mundësohet angazhimi i praktikantëve me pagesë për periudhën tremujore.

“Inkurajojmë të gjithë të rinjtë e interesuar për punë praktike, rrjetëzim dhe mundësi të përfitimit nga mentorshipi, të regjistrohen në platformën Kosovogenu.com, ku do të informohen vazhdimisht për mundësitë e ofruara për punë praktike me pagesë, nga kompani dhe organizata të ndryshme”, thuhet në thirrjen për aplikim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.