Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Georges St-Pierre rikthehet me fitore për t’u kurorëzuar kampion në UFC (VIDEO)

NULL NULL
05.11.2017 14:49

UFC u kthye në arenën e famshme në Madison Square Garden në New York me disa meçe të jashtëzakonshme ku ishin tri ndeshje për titull kampioni.

Në këtë festival të arteve marciale tre kampionë u mposhtën, për t’ua dorëzuar fronin tre të tjerëve, shkruan Klan Kosova.

Natyrisht, lufta për të cilën po flisnin të gjithë, tash e sa kohë dhe rikthimi i legjendarit Georges St-Pierre ishte ajka mbi tortë.

GSP mposhti britanikun Michael Bisping dhe i rrëmbeu titullin në peshën e mesme.

Ndeshja ishte e jashtëzakonshme dhe të dy GSP e Bisping e goditën njëri – tjetrin dhe u përgjakën në fytyrë, por në fund ishte kanadezi që triumfoi në raundin e tretë.

Në dy ndeshjet tjetra për titull, Cody Garbrandt, u mposht nga ish-shoku dhe më pas armiku i tij më i madh, TJ Dillashaw.

Kjo ishte humbja e parë e Garbrandt prejse është pjesë e UFC-së.

Por, befasia më e madhe ishte rezervuar për ndeshjen tjetër për titull.

Rose Namajunas  ka bërë atë që pak kush e kishte pritur, duke mposhtur të pamposhturën deri mbrëmë, polaken Joanna Jedrzejczyk.

 

lajme të ngjashme