Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

George Clooney mbushi 61 vjet

NULL NULL
07.05.2022 01:35

Ikona e Hollwoodit, George Clooney, ka mbushur 61 vjet.

Clooney është fitues i shumë çmimeve, duke përfshirë një çmim të Akademisë Britanike të Filmit, katër çmime Golden Globe dhe dy çmime Oscar, një për aktrimin e tij dhe tjetrin si producent.

Në vitin 2018, ai mori çmimin për Arritje Jetësore, njofton Klankosova.tv.

Akori amerikan, bashkë me gruan, Amal Clooney, janë prindër të binjakëve, Ella dhe Alexander, 4 vjeç.

George bëri debutimin e tij në botën e filmit në Lexington, Kentucky, ku babai i tij, Nick, punonte për një stacion televiziv lokal.

Pas largimit nga kolegji, ish-djaloshi u drejtua për në Hollywood, ku do ta kishte të vështirë të merrte punë, por ngadalë filloi të fitonte një reputacion për aftësitë e tij komike dhe dramatike në shfaqje si “Different Strokes”, “Sisters” dhe “ER”.

Clooney njihet jo vetëm për aftësitë e tij si aktor, regjisor dhe producent, por edhe si humanitar. Ai ka shërbyer si Ambasador i Kombeve të Bashkuara për Paqen që nga viti 2008 dhe anëtar i Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë.

lajme të ngjashme