Gent Cakaj takon ndihmëssekretarin amerikan Philip Reeker NULL NULL 16.07.2019 22:25 16.07.2019 22:25 Ministri për Europë dhe i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për çështjet Europiane dhe të Azisë, Philip Reeker. Cakaj ka bërë të ditur se në këtë takim me Reeker, është nënvizuar rëndësia e konsolidimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe nevoja e mbylljes së çështjeve dypalëshe në gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova. ”Kënaqësi e veçantë takimi me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe të Azisë, z. Philip Reeker ?????! ! Në këtë takim edhe një herë u nënvizua marrëdhënia e shkëlqyer dhe partneriteti i patjetërsueshëm strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Në takim u nënvizua rëndësia e konsolidimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe nevoja absolute e mbylljes së çështjeve dypalëshe në të gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Angazhimi i ShBA-ve do të jetë maksimal në shërbim të realizimittë këtij objektivi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej. Bazuar mbi modelin e pakrahasueshëm të reformës në drejtësi dhe rëndësinë gjeostrategjiketë thellimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe BE-së, ShBA-të mbështesin në mënyrë absolute hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor. Po ashtu, Shqipëria është një partner strategjik i SHBA-ve dhe aleat aktiv në kuadër të NATO-s me kontribut të spikatur në operacionet paqeruajtëse të Aleancës. ShBA-të vlerësojnë pozitivisht rritjen progresive të buxhetit të mbrojtjes së Shqipërisë për ta jetësuar planin për realizimin e 2% të buxhetit në shërbim të mbrojtjes deri në 2024. Shqipëria është e përkushtuar ta thellojë bashkëpunimin e kultivojë partneritetin me ShBA-të në të gjitha fushat përkatëse! Orientimi euroatlantik është themeli vleror i politikës së jashtme të Shqipërisë në përgjithësi! ShBA-të janë referenca e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë ?????!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.